A do largohet Dembele, ja përgjigja e presidentit të Barcelonës

Hënë, 07 May 2018 19:36

Presidenti i gjigantëve katalanë, Josep Maria Bartomeu e quan një çështje pa sens spekulimin mediatik që e lidh të ardhmen e sulmuesit Osmane Dembele larg ‘Camp Nout’ dhe thekson se 20-vjecari nuk do të largohet nga Barcelona.

Njëherazi ai prononcohet edhe mbi çështjen Neymar, për të cilin mediat kanë artikuluar mundësinë e një rikthimi tek Barça. Në të vërtetë dëmtimet e shumta e kanë penalizuar Dembelenë këtë sezon, ku lojtari numëron vetëm 20 prezenca me fanellën e katalanëve, që nga transferimi i tij gushtin e shkuar nga Borussia Dortmund.

Edhe pse duket se stafi drejtues nuk është e kënaqur me performancën dhe statistikat e tij, pasi numëron vetëm dy gola dhe 6 asiste në të gjitha kompeticionet, sërish Bartomeu nënvizon se ata nuk do ta lënë të largohet. Ndër klubet që ka shfaqur interes për sulmuesin e kombëtares franceze, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, është edhe Liverpooli, por Bartomeu e konsideron 20-vjeçarin si një investim afatgjatë.

“Opsioni për shitjen e Dembelesë nuk shtrohet në tavolinë. Ai është një investim që ne kemi bërë për të ardhmen. Është në një moshë shumë të re dhe pritshmëritë që kemi ndaj tij janë të mëdha për vazhdimësinë”, shprehet Bartomeu.

Në të vërtetë Dembele u ble nga Barcelona pas boshllëkut që krijoi në organikë largimi i Neymar, me këtë të fundit që përflitet se do të rikthehet në Spanjë tek rivalët e Realit. Gjithsesi, edhe pse 26-vjeçari duket i hapur për një transferimin nga Ligue 1 në La Liga, Barcelona nuk do të hyjë në garë për të rimarrë shërbimet e sulmuesit, sikundër është përfolur dhe Bartomeu është kategorik mbi këtë çështje.

“Nuk do të ketë një rikthim të Neymar tek Barcelona. Ne kemi projekte të reja në mendje dhe nuk kemi më interes për të”, tha presidenti i katalanëve.

Një gur themelor në të gjitha projektet e Barcelonës ka qenë dhe vijon të jetë ikona Lionel Messi, i cili e ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij pikërisht në këtë klub. Vetëm pak kohë më parë Messi rinovoi kontratën deri në vitin 2021 për një shifër stratosferike, por gjithsesi përgjatë viteve nuk kanë munguar zërat që e kanë projektuar të ardhmen e tij larg ‘Camp Nout’.

Presidenti Bartomeu prek edhe këtë temë, duke deklaruar se për 31-vjeçarin argjentinas nuk ka mbërritur kurrë asnjë ofertë zyrtare dhe se e ardhmja e 5 herë fituesit të Topit të Artë nuk është vënë kurrë në diskutim. Rinovimi i kontratës së Messit deri në 2021 për Bartomeun nuk do të jetë i fundit./supersport.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...