Ekipi i Barcelonës ka në plan që të largojë në merkaton e kësaj vere tetë lojtarë.
Katalanasit zhvilluan një sezon fantastik, pasi siguruan titullin kampion në La Liga dhe Kupën e Mbretit.
Por që të nisë merkato për afrimin e prurjeve të reja, Barcelona ka piketuar fillimisht për të larguar nga klubi tetë lojtarë, siç shkruan Sport. Bëhet fjalë për: Lucas Digne, Andre Gomes, Paco Alcacer, Denis Suarez, Aleix Vidal dhe tre lojtarët e tjerë të huazuar, Rafinha tek Inter, Munir El Haddadi tek Alaves dhe Gerard Deulofeu te Watford. Të gjithë, pjesë e listës së “zezë” të Valverdes për t’u larguar nga “Camp Nou”.
Përveç këtyre, kësaj liste i është përfshirë së fundmi edhe ylli francez, Ousmane Dembele. 20-vjeçari iu bashkua katalanasve verën e kaluar për 95 milionë paund por ka qenë i pafat pasi pësoi një dëmtim dhe iu desh kohë që të rikuperohej që më pas t’i bashkohej grupit. Dembele u transferua nga Borussia Dortmund për të zëvendësuar Neymar, i cili la “Camp Nou” dhe u bashkua me Paris Saint-Germain në verë.
Një pistë e mundshme për lojtarin është ajo e “Premier League”, pasi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka konfirmuar interesin për të marrë shërbimet e sulmuesit të “Gjelave”.
Zëvendësuesit e 8 lojtarëve që do të largohen presim ti mësojmë së shpejti./55news.al