Ndeshja West Ham-Manchester United, që u lajt mbrëmjen e së enjtes dhe përfundoi në barazim pa gola pati një episod shumë interesant në minutën e 86, kur Paul Pogba dhe Mark Noble nisën një sherr mes tyre pas një faulli.
Mesfushori i West Ham humbi kontrollin pasi pësoi ndërhyrjen e gabuar dhe iu sul francezit, duke i futur gishtat në hundë dhe gojë kundërshtarit. Nga ana e tij, Pogba nuk i ktheu dorë në mënyrë që situata të mos degjeneronte në dhunë.
Në fund të ndeshjes, ata u përqafuan dhe qeshën me atë që ndodhi.