Gjatë verës së këtij viti Antoine Griezmann mund të kalojë te Bracelona zbulojnë mediat spanjolle.
Duke iu referuar asaj që shkruan madrilenja As, sulmuesi francez i ka komunikuar që në dhjetor të vitit të kaluar trajnerit të Los Colchoneros Diego Simeone vendimin e tij për t’u transferuar te Barça.
Griezmann tashmë i ka të gjitha mundësitë për t’u larguar me një trofe nga skuadra bardhekuqe pasi të mërkurën e ardhshme Atletico Madrid do të luajë një tjetër finale europiane pasi do të sfidojë në Lyon, francezët e Marseille për trofeun e Europa League.
Nëse arrin ta fitojë ky do të ishte trofeu i dytë për Antoine Griezmann në këto 3 vite karrierë me Atleticon pasi atij të Superkupës së Spanjës në 2014-ën.