Portieri i Manchester City hyn në librin e rekordeve Guiness

Premte, 11 May 2018 15:47

Portieri i Machester City, Ederson Moraes, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guiness.

Braziliani, i cili u ble me kërkesë të Pep Guardiolës për 40 milionë euro, ka arritur që të fitojë që në sezonin e parë titullin kampion në Premier League dhe të vendosë një rekord botëror.

Bëhet fjalë për rekordin e rivënies fundore më të gjatë. Ederson e dërgoi topin me këmbë 75,33 metra larg. Nuk është qartësuar se kur ka ndodhur kjo, por mediat braziliane thonë se bëhet fjalë për një rivënie fundore në ndeshjen Manchester City-Tottenham, në International Champions Cup.

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 15:52
Login to post comments