Rezultat historik është ai i marrë nga përfaqësuesja "Shpresa" e Kosovës kundër kampionëve të Europës në fuqi. Kosovarët kanë arritur që të mbajnë një barazim me shifrat e bardha kundër Gjermanisë.
Dy skuadrat dolën me të njëjtat pikë nga ndeshja edhe pse dominuan 21-vjecarët gjermanë.
U-21 e Kosovës mbajnë vendin e dytë me 11 pikë pas 8 ndeshjeve të luajtura në këto kualifikuese, por me një ndeshje më shumë se rivalët e saj, ndërsa Gjermania kryeson me 16 pikë.