Tragjeditë vazhdojnë në botën e futbollit. Muajt mars dhe prill kanë rezultuar shumë të dhimbshëm dhe zymtë, kjo për shkak të tragjedive ku fatkeqësisht futbollistë, notarë dhe gjysmë e një ekipi hokej kanë humbur jetën.
Nga Franca ka ardhur raportimi se mbrojtësi i ekipit të Kategorisë së Dytë, Le Havre, Samba Diop ka ndërruar jetën në moshën 18-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga klubi i vetë futbollistit adoleshent, por nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes së Diop.
Liga franceze e futbollit ka kërkuar që të gjitha klubet në dy kategoritë kryesore të kampionatit vendas të mbajnë nga një minutë heshtjeje përpara ndeshjeve të kësaj fundjave.
Takimi I tyre në “Ligue 2” ndaj Reimsit, që ishte parashikuar të luhej më vonë, por pas kësaj të shtune, është shtyrë në një afat të pacaktuar.
“Ky është një moment i tmerrshëm për të gjithë futbollistët, pjesëtarët e stafit, vullnetarët, administratorët dhe udhëheqësit”, shkruhet në deklaratën e klubit Le Havre.