Sherr në “Facebook”/ Presidenti i Sporting Lisbonës përjashton 19 lojtarë

Saturday, 07 Prill 2018 15:14

Një debat i zhvilluar në rrjetin social “facebook” mes presidentit të Sporting Lisbonës dhe senatorëve të këtij ekipi ka përfunduar si mos keq. Gjithçka ka nisur si pasojë e humbjes 2-0 në “Europa League” kundër Atletico Madrid, me presidentin Bruno de Karvalo që ka shprehur pakënaqësitë e tij me anë të një statusi.

Veprim i cili ka irrituar disa nga lojtarët kryesorë të ekipit që i janë kundërvënë menjëherë presidentit.

“Presidenti drejton gishtin për të fajësuar lojtarët, – shkruan portieri Rui Patricio në mesazhin e tij si kapiten i ekipit, – kur grupi duhet të jetë i bashkuar, pavarësisht situatës që po kalojmë. Të gjithë problemet zgjidhen brenda grupit”. Kaq ka mjaftuar dhe replika e lojtarëve e ka tërbuar presidentin e Sportingut.

I cili kaloi në kundërsulm duke përjashtuar të gjithë ata lojtarët që ishin pjesë e kësaj ankese. “Kam shumë fëmijë të llastuar, që nuk respektojnë asgjë dhe askënd. Këta fëmijë mendojnë se mund të shkojnë larg, por këtë herë durimi im është ezauruar për ata që mendojnë se janë më të rëndësishëm se klubi dhe nuk pranojnë kritikat”, – është shprehur kreu i klubit portugez.

Sipas asaj që shkruhet në mediat lokale, në listën me 19 lojtarët e përjashtuar janë kapiteni Rui Patricio, Uilliam Karvalo, Koates, Koentrao, Gelson, Piçini, Vendel, Ruben Ribeiro, Dumbia, Bruno Sezar, Podense, Palinja, Leao, Akunja, Batalia, Brajan Ruiz, Bruno Fernandes, Montero e Ristovski.

Tashmë e vetmja gjë që mbetet t për t’u parë është se me cilët lojtarë do ta përballojë Sportingu ndeshjen e radhës në kampionat me Pakos Ferreiran.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...