Transporti ajror, Rinasi s'konkurron dot rajonin, lideri Podgorica, edhe Shkupi para TIA

Diel, 08 July 2018 11:33

Rritja e numrit të pasagjerëve që kanë udhëtuar në rrugë ajrore me 14.1% gjatë muajit nuk i ka mjaftuar Shqipërisë për të thyer rekorde në Ballkan. Në fakt, shtimi i udhëtarëve në Rinas zbehet në raport me rritjen prej 25.6% të aeroportit të Podgoricës në Malin e Zi, apo përballë rritjes prej 16.9% të aeroportit “Aleksandri i Madh” i Shkupit.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ndërkohë lë pas atë të Prishtinës, me një rritje prej 12.7%, atë të Sarajevës me 10.2% dhe atë të Beogradit me 6.5%.

Për qershorin kur ka një fluks më të lartë turistësh pritet që të dhënat të flasin për rritje mbi 15%, por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë për të mposhtur në “luftën ajrore” të Ballkanit treguesit e Shkupit. Ecuria gjatë pesë muajve të parë të vitit tregon se rritja e transportit ajror në Maqedoni po zbret, ndërsa ajo e Shqipërisë është në rritje konstante, sidomos prej ndikimit të sezonit veror, raporton SCAN.

Ndërkohë edhe për pjesën tjetër të verës pritet që lideri absolut në rajon të jetë aeroporti i Podgoricës, i cili është tashmë për pesë muajt e parë në rritje me 19.7%, krahasuar me 11.4% të aeroportit të Tiranës. Për këtë vit, Mali i Zi renditet i katërti ndër shtetet me rritjen më të shpejtë të sektorit ajror ndërsa Shqipëria ndjek në vendin e 16-të.

Përfitime nga nisja e sezonit veror ka pasur edhe Greqia, e cila ka pritur 19% më shumë udhëtarë përmes rrugëve ajrore.

Sa i takon grupit të aeroporteve që presin mbi 25 milionë pasagjerë në vit, kryeson ai i Antalias, i cili gjatë Majit priti 32.7% më shumë udhëtarë, në një kohë kur rritja mesatarja e aeroporteve të Europës është prej 6.7%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...