Qeveria bërtet zero kanabis, por nga dolën 8 tonë të kapura në Itali?

Diel, 08 July 2018 13:49

Rreth 1 ton drogë është kapur mëngjesin e së shtunës në Salento, duke çuar në rreth 8 ton drogë, të provuara plotësisht se janë nisur nga Shqipëria dhe të kapur nga autoritetet italiane për vitin 2018. Në këtë shifër nuk është përfshirë edhe një ngarkesë e vetme, me 8 ton e kapur në Jug të Italisë, e cila është nisur nga Mali i Zi, por që dyshohet se ka prejardhje nga Shqipëria.

Një operacion i Guardia di Finanzia këtë fundjavë ka zbuluar ngarkesën e narkotikëve në bordin e një skafi, si edhe ka arrestuar dy shqiptarë dhe një italian, të cilët po e transportonin. Shifrat e publikuara nga agjencitë ligjzbatuese italiane dëshmojnë se autoritetet shqiptare jo vetëm që nuk kanë shënuar progres në luftën kundër trafikimit, por paraqesin edhe një realitet të rremë përsa i përket kulitivimit të kanabisit në Shqipëri.

Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prezantuan shifra optimiste para ambasadorëve të huaj, gjatë një takimi për arritjet e operacionit “Forca e Ligjit”. Të dy zyrtarët e lartë shqiptarë e konsideruan zhvillim shumë të rëndësishëm faktin që Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis.

Kjo deklaratë e tyre vjen në të kundër me shifrat konkrete, por edhe me qëndrimet e zyrtarëve të lartë të Guardia di Finanzia në Itali.

T’i marrin me radhë, fillimisht për sasinë e kapur dhe më tej për kohën e prodhimit të lëndës narkotike.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 janë raportuar të paktën 7 operacione të Guardia di Finanzia në Itali, ku janë kapur skafe dhe sekuestruar ngarkesa nga 500 kg deri në 2 ton, të shoqëruara me arrestimin e shtetasve shqiptarë.

Trafiku për vitin 2018 ka nisur që në ditën e parë të tij.

Në dt. 1 janar, kur e gjithë bota festonte ndryshimin e viteve, tre shqiptarë tentuan të trafikonin 1.7 ton drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Ata u kapën nga forcat italiane në Leçe.

Në datë 26 janar 2018, policia e Puljias arreston dy shqiptarë, të cilët kishin kaluar me skaf nga Shqipëria në drejtim të Italisë rreth 900 kg kanabis

Në 7 shkurt 2018, policia e Brindizit sekuestron 800 kg kanabis, e cila po mbërrinte nga Shqipëria në bordin e një skafi

Në 7 mars 2018, Guardia di Finanzia në Leçe sekuestron 1 ton marijuanë, e cila sapo kishte mbërritur nga Shqipëria nëpërmjet një motoskafi të fuqishëm.

Në 26 mars 2018, policia në Leçe bllokon një skaf që po vinte nga Shqipëria me 500 kg kanabis

Në 30 prill 2018, në Leçe bllokohet një sasi rekord prej 2 ton drogë dhe arrestohen 4 shqiptarë, të cilët po e trafikonin me skaf nga vendi ynë drejt Italisë.

Dhe, së fundi, më 7 korrik 2018, në jug të Italisë kapet sërish 1 ton drogë, shoqëruar me arrestimin e dy shqiptarëve dhe një italiani.

Në këtë listë mungon sekuestrimi i 8 ton kanabis në Leçe, në 26 shkurt 2018. Sipas autoriteteve italiane, kjo sasi gjigande droge u sekuestrua në bordin e një skafi të fuqishëm, i cili drejtohej nga dy shtetas shqiptarë. Por, për këtë rast, Policia Shqiptare nxitoi të sqaronte se dy shtetasit shqiptarë kishin dalë nga territori i ynë në rrugë tokësore drejt Malit të Zi dhe prej andej ishin nisur me skaf drejt Italisë.

Ky sqarim linte të kuptonte se droga nuk ishte “made in Albania”, pavarësisht se dyshimet janë të forta, për shkak se Mali i Zi nuk është karakterizuar për kultivimin e kanabisit. Gjithësesi, sqarimet periodike policore nuk e mbulojnë aspak dështimin e vazhdueshëm sa i përket trafikut të narkotikëve.

Nga ana tjetër, autoritetet e larta qeveritare, duke mbrojtur tezën se Shqipëria nuk është më në hartën e kultivimit të kanabisit, deklarojnë se sasitë e drogës së trafikuar drejt Italisë janë pjesë e stoqeve që u kanë mbetur kultivuesve dhe trafikuesve nga prodhimet e viteve të mëparshme.

Por, ky qëndrim është hedhur poshte me një shkrim të vetëm të gazetës franceze “Liberation”. Në një shkrim të saj, në fund të qershorit 2018, gazeta hedh dyshime të forta mbi vërtetësinë e deklaratave të Kryeministrit shqiptar dhe ministrit të Brendshëm. Këto dyshime, “Liberation” i mbështet në deklaratat e Nicola Altiero, gjeneral brigade i Guardia di Finanzia, në Jug të Italisë, në Bari.

Altiero citohet nga gazeta franceze: “Në anën tjetër të Adriatikut justifikohen duke thënë se droga që kapim ne vjen nga prodhimi i viteve të kaluara. Por ne kemi studiuar përqindjet e principit aktiv të produktit me qëllim që të përcaktojmë moshën e tij. Dhe ne mendojmë se ai nuk është më i vjetër se gjashtë muaj”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...