Dy persona humbën jetën nga shembja e murit në ish-uzinën e Superfosfatit në Laç, pasi ishin duke nxjerr hekur për ta shitur për skrap. 27-vjeçari Drilon Lama dhe 22-vjeçari, Dashamir Hajna vdiqën nga plagët.
Në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ish-Kryeministri, Sali Berisha i cili ka akuzuar Qeverinë dhe bashkinë.
Postimi i plotë
Qeveria dhe kryetari i bashkise pergjegjes per vdekjen e dy te rinjve 20 vjeçare nga Laçi!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje zoti Berisha dy fjale per dy djemt 20 vjeçar qe ne lac ne fshatin shullaz tek ish uzina e superfosatit ne rrenojat e mbetura humben jeten; esht e trisht pasi bilanci i humbjeve po shkon mbi 10veta te gjith hallegji dikush per tulla dikush per skrap lan shpirtin brenda. Uzina ka drejtor ka roje qe paguhen por askush si ka par kurr qeveria pasi zhvati tonelatat la germadhat si qark vdekje per fukarejt... Aman o i nderuar publikoje se po na vdesin vellezrit ne kto rrenoja kemi shpres qe do ta publikoni kte hall qe na ra se spo pyt kush per ne.ju flm banoret e shullazit Kryebashkiaku nuk duhet te dal i lar nga kjo pun”