“Bashkohuni, Teatri jemi ne, jemi njerëz të lirë”

Tuesday, 10 July 2018 15:01

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë edhe një  herë thirrje për një marshim proteste në mbrojtje të Teatrit ditën e enjte, më 12 korrik 2018! Marshimi do të zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe Presidencës dhe do të përfundojë para teatrit Kombëtar.

Thirrja e Aleancës:

"Prej 5 muajsh, mijëra qytetarë kanë ngritur zërin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Mijëra qytetarë I janë bashkuar protestave të përditshme kundër vjedhjes së pronës publike në favor të një firme ndërtimi dhe shndërrimit të historisë në një shesh ndërtimi. Dhjetëra mijëra janë bashkuar online dhe kanë ngritur zërin nëpërmjet peticioneve dhe rrjeteve sociale kundër të pangopurve. Qindra artistë kanë kundërshtuar shkatërrimin e trashëgimisë historike dhe shpirtërore. Qindra arkitektë kanë kundërshtuar atë që ata e quajnë një projekt të turpshëm dhe symbol të babëzisë. Qindra intelektualë kanë ngritur zërin kundër këtij akti I cili nuk rrezikon thjesht godinat dhe pronën publike por sistemin demokratik në tërësi.

E megjithatë Parlamenti, ditën e enjte, vendosi të injorojë zërat e shqiptarëve dhe të miratojë një ligj të posaçëm I cili ia merr tokën publike Teatrit dhe ia jep kompanisë Fusha.shpk për të ndërtuar kulla, ia merr Teatrin Kombëtar shqiptarëve, me gjithë vlerat historike dhe arkitektonike të tij, për të përmbushur nevojat financiare të një grushti të vogël personash. Parlamenti vendosi të injorojë shumicën e shqiptarëve dhe të dëgjojë vetëm një njeri.

Kjo nuk është demokraci! Kjo është diktaturë!

Ditën e enjte, bashkohemi në orën 18:30 te sheshi i Teatrit për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë dhe Presidencës, së bashku me qindra artistë, intelektualë dhe aktivistë, për t'i treguar grushtit të vogël të njerëzve me pushtet se në Shqipëri ka ende njerëz të lirë.

Për t'i kërkuar Kryeministrit të tërhiqet dhe Presidentit të kthejë mbrapsh ligjin e turpshëm të miratuar ditën e enjte nga Parlamenti.

Ne jemi njerëz të lirë! Ne jemi Teatri! Bashkohu!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...