Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në San Marino.
Presidenti ka njoftuar se ka zhvilluar një diskutim me Kapitenët Regjentë, Stefano Palmieri dhe Matteo Ciacci.
“Nder dhe privilegj të takoja e diskutoja me Kapitenët Regjentë, Stefano Palmieri dhe Matteo Ciacci, në kuadër të vizitës shtetërore në San Marino. Vullnet i përbashkët për ta kthyer miqësinë e konsoliduar mes dy vendeve në bashkëpunim të fuqishëm ekonomik dhe kulturor”, shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta.