Dy shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga policia për zotërim të lëndës narkotike.
Të rinjtë e prangosur janë të moshës të moshës 23 e 20 vjeç, të padënuar më parë.
Dy të rinjtë e ushtronin aktivitetin e shitjes së drogës në një dhomë që në qendrën historike të qytetit.
Pas vëzhgimit të dy shqiptarëve, karabinierët hynë në apartament ku gjetën 199 doza kokaine të fshehura prapa bidesë.
Totali ishte 72 gramë, i ndarë në doza, gati për shitje.
Bashkë me drogën, karabinierët sekuestruan edhe 690 euro si dhe materiale për konfeksionimin e kokainës.