Mbrëmjen e së premtes në Vlorë ka ndodhur një aksident, ku një automjet përplasi një fëmijë të moshë rreth 3-vjeç, teksa po kalonte rrugën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën transballkanike të qytetit të Vlorës, ndërsa pas përplasjes shoferi i automjetit tip “Toyota”, e ka dërguar të mitur në spital dhe më pas është shoqëruar në komisariat për të dëshmuar mbi ngjarjen.
Fëmija ndodhet në gjendje të rëndë dhe është sjellë në Tiranë në gjendje koma.