Gjatë muajit qershor, në portalin e-albania janë regjistruar 21,821 përdorues të rinj, sipas statistikave të publikuara në këtë portal. Një muaj më parë, numri i përdoruesve të rinj ishte 26, 409.
Numri i përdoruesve të aplikacionit mobile në muajit qershor ishte 15,072, ndërsa një muaj më parë, numri i përdoruesve të aplikacionit mobile ishte 16,009.
Sipas statistikave periodike mujore të portalit e-albania, edhe gjatë qershorit, shërbimi i certifikatës familjare ishte më i përdoruri nëpërmjet portalit, si dhe nëpërmjet aplikacionit mobile. Ndërsa në vend të dytë, ishte gjenerimi i kartës së shëndetit nëpërmjet portalit.
Për sa i përket aplikacionit mobile, shërbimi i dytë më i përdorur ishte deklarimi i dhe pagesa e kontributit nga punëdhënësi, me 3381 përdorime të këtij shërbimi, ndërsa nëpërmjet portalit ky shërbim është përdorur 6,246 herë.
Një tjetër shërbim që kryhet nëpërmjet portalit e-albania është edhe aplikimi për leje ndërtimi. Gjatë muajit qershor numri i aplikimeve për leje ndërtimi ishte 1267, më i ulët krahasuar me muajin e kaluar ku kishte 1309 aplikime për leje ndërtimi.
Ndryshe nga muaji i kaluar, gjatë qershorit një ndër shërbimet më të përdorura në portalin qeveritar ishte informimi për notat e provimeve të maturës. Ky shërbim njohu mbi 18 mijë përdorime nëpërmjet portalit dhe rreth 2364 nëpërmjet aplikacionit mobile.
Drejt shërbimeve online
Me zhvillimet e shpejta teknologjike, të gjitha shërbimet po orientohen drejt dixhitalizimit të tyre. Një pjesë e mirë e shërbimeve po jepen online. Pritet që në muajt në vijim, portali të shtojë edhe 80 shërbime të reja.
Megjithate, në portalin e-Albania prej muajit prill mund të gjeni 13 shërbime të reja elektronike, me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), të projektuara dhe të investuara nga AKSHI.
Marrja e online, sipas faqes zyrtare të e-albania, e Vërtetimeve të bizneseve kanë sjellë një kursim kohe prej 14,000 orësh pritje në radhë (llogaritur me mesatarisht një kohë pritjeje prej 15 minutash në sportel). Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si:
Detyrime Globale/Penalitetet
Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
Tatim i Lojërave të Fatit
Taksat Kombëtare
Tatim i mbajtur në Burim
Tatim mbi Vlerën e Shtuar
Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
Tarifat Kombëtare
Tatim Fitimi
Renta Minerare
Tatim mbi të Ardhurat Personale
Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore