TVSH te biznesi i vogël, neser afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së thjeshtuar

Diel, 15 July 2018 08:28

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dëshiron të sjellë në vemendje të tatimpaguesve, që janë përfshirë për herë të parë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-së), detyrimin për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar, brenda datës 16 Korrik 2018.

Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .
Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte  ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al
Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, mund të klikoni në linkun: https://bit.ly/2LckDFJ

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...