Norvegjia premton të rrisë shpenzimet për NATO-n

Diel, 15 July 2018 08:29

Norvegjia ka ripërtëritur angazhimin e saj në NATO, pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jame Mattis u takua të dielën me zyrtarët norvegjezë në Oslo.

Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë, Frank Bakke-Jensen, u shpreh se “Norvegjia është e përkushtuar ndaj objektivit prej 2 përqind të buxhetit për shpenzime në NATO”. Pa ofruar detaje ai tha se, “Ne do të vazhdojmë të shtojmë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen gjatë viteve në vazhdim”.
Aktualisht, vendi i pasur me naftë shpenzon rreth 1.6 përqind të prodhimit të brendëshëm bruto për synime të mbrojtes.
Në vitin 2014 NATO ra dakord, që deri në vitin 2024, çdo vend anëtar të rriste shpenzimet ushtarake, në 2 përqind të prodhimit të brendëshëm bruto. Por diplomatët thonë se vetëm dy të tretat e 29 vendeve anëtare të Aleancës, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, kanë një plan real për të arritur nivelin prej 2 përqindësh deri në vitin 2024.
Gjatë vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara shpenzuan për mbrojtjen 3.57 përqind të prodhimit të brendëshëm bruto.
Vendimi i Norvegjisë vjen pasi Presidenti Donald Trump shtroi përsëri kërkesën gjatë samitit dy ditor të NATO-s në Bruksel, që vendet anëtare të rrisin shpenzimet ushtarake. Presidenti amerikan deklaroi se kishte marrë garanci nga udhëheqësit e Aleancës gjatë bisedimeve intensive në Bruksel.
Norvegjia, të cilën zoti Trump e ka përshkruar si “sytë dhe veshët” e Aleancës në Evropën veriore, konsiderohet si një nga aleatët më të vlefshëm të Shteteve të Bashkuara. Përveç partneritetit me forcat amerikane në Afganistan dhe Lindjen e Mesme, Norvegjia ndihmon me mbledhjen e të dhënave të zbulimit për aktivitetet ushtarako-detare të Rusisë.
Ndërsa zoti Trump e ka kritikuar Novegjinë, që ndodhet në kufi me Rusinë, për mos patjen e një plani për rritjen e shpenzimve të mbrojtjes, zoti Mattis nga ana tjetër e ka vlerësuar vendin skandinav.
Pas bisedimeve të shtunën me shefin norvegjian të mbrojtjes, Bakke-Jensen dhe kryediplomaten e atij vendi Ine Eriksen Soereide, sekretari Mattis tha se angazhimi i Norvegjisë për plotësimin e synimit prej 2 përqind të shpenzimeve ushtarake ishte inkurajues.
Përveç organizimit në vjeshtë të një prej manovrave ushatarake më të mëdha të NATO-s në dhjetëra vite, Norvegjia do të strehojë deri 700 marinsa amerikanë në fillim të vitit që vjen, që është më shumë se dyfishi i ushtarëve të dislokuar aktualisht atje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...