Europol ka deklaruar se mafia shqiptar është organizata kriminale që ka pasur zhvillimin më të madh në vitet e fundit në Europë. Ajo është bërë një ndër shoqatat kriminale më të rëndësishme në Itali, ku krimi vendas dhe ai i huaj përzihen për të kryer së bashku afera të çdo lloji.
Mafia shqiptare ka kaluar edhe kufijtë e Italisë duke u vendosur në Evropën veriore e duke vendosur kontakte deri me Amerikën e Jugut.
Nga gadishulli italian, kriminaliteti shqiptar drejton nakrotrafikun dhe prostitucionin, si dhe e ka kthyer Italinë në një urë të pazëvendësueshme për mafian ballkanike për tranzitin e armëve dhe eksplozivëve.
Strukturë e ngjashme me ‘ndrangheta’, familjet mafioze përbëhen kryesisht nga lidhje fisnore me solidaritet shumë të konsoliduar.
Europol ka sjellë si ngjashmëri një sinergji kriminale shumë të fuqishme midis shqiptarëve e kalabrezëve, të cilët bashkëpunojnë në trafikun e drogës sikur të kishte një pakt të heshtur.
Kalabrezët e përfshijnë mafian shqiptare për afera në vende si Spanja, Holanda, Belgjika e Gjermania, ku shqiptarët kanë shumë kontakte.
Por tentakulat e mafias shqiptare nuk ndalohen në Europë, ajo ka arritur të hyjë edhe në Amerikën e Jugut, ku drejton trafikun e kokainës nga Kolumbia në Evropë.
Në këtë rast, konkurrenca me kalabrezët është e dukshme dhe njëra palë duhet të bëjë lëshime, ndryshe mund të plasë një luftë shumë e fortë.
Për momentin duket se ka një pakt të heshtur ndihme si në kontinentin e vjetër ashtu edhe në të riun.
Klanet shqiptare janë prodhuesit e parë të marijuanës në Evropë dhe drejtojnë trafikun. Edhe ‘ndrinet’ kalabreze, të lidhur me klain Mancuso, blejnë nga shqiptarët rreth 5 tonë marijuanë çdo tre muaj, për ta shitur në Italinë e veriut.
Lidhja midis ‘ndranghetas’ e mafias shqiptare ka mënjanuar Sacra Corona Unita, ndërmjetësi i përdorur në kontaktet e para mes tyre.
Ngarkesat e marijuanës kalojnë nga porti i Durrësit në Puglia ose me avionë të vegjël që iu shpëtojnë radarëve e që nuk e kanë të nevojshme të kenë aeroport për t’u ulur.
Është një metodë e kolauduar tashmë, e përdorur që nga koha e Pablo Escobarit për transportin e kokainës.
Fitimet nga droga riciklohen në Itali kryesisht me investime në prona të patundshme dhe turistike në veri e jug të vendit.
Fuqia ekonomike përfaqëson një rrezik për mafian italiane që mund të mos jetë kaq dashamirëse në planet afatgjata për të pranuar dominimin e kriminalitetit shqiptar.