KLSH zbulon 2.8 milionë euro abuzime të KESH-it

Hënë, 16 July 2018 17:55

Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi një auditim pranë Korporatës Elektro Energjetike shqiptare ku konstatoi se është shkaktuar një dëm prej 2.8 milionë euro për shkak të procedurave të shitblerjes së energjisë. Ky dëm galopant është konstatuar nga Auditimi që përfshinë periudhën 1 Prill 2017 deri në 31 Dhjetor 2017. Referuar raportit të KLSH, Korporata Elektro-energjitike Shqiptare që drejtohet nga Agron Hetoja ka shitur tek furnizuesit privatë energjinë me çmim më të lirë në kohën kur kompania tjetër publike OSHEE është detyruar ta blejë atë më shtrenjtë. Të vetmit të fituar në këtë situatë janë kompanitë private ndërkohë që fare mirë KESH si kompani publike mund t’ja kishte shitur këtë energji OSHEE-së. Në këtë situatë të pazakontë KLSH ka bërë rekomandimet përkatëse:

Nga Administratori i Shoqërisë të prezantohet në organet drejtuese vlera 2,8 milionë euro, që përfaqëson diferencën midis çmimit të shitjes së energjisë në vlerat 11.11 deri në 61.14 euro nga “KESH” SHA tek operatorët privatë tё tregut tё energjisë dhe çmimit të blerjes së energjisë në vlerën 56.6 deri në 95.5 euro nga “OSHEE” SHA, pra këta operator energjinë e kanë blerë nga shteti shqiptar “KESH” SHA dhe përsëri ja kanë shitur shtetit OSHEE me çmim shumë herë më të lartë duke i krijuar një humbje të drejtpërdrejtë buxhetit të shtetit dhe në fund të fundit një detyrim financiar që e paguan konsumatori fundor shqiptar, vlerë e cila përbën dëmi ekonomik pa mundësi arkëtimi për Shoqërinë KESH SHA dhe për Buxhetin e Shtetit.

KESH sipas kontratës që ka me OSHEE plotëson pjesën e konsumit te parashikuar për konsumatorët fundorë kurse tepricat mund t’i shesë në tregun e parregulluar. OSHEE nga ana tjetër është e detyruar që pjesën e humbjeve ta plotësojë nga tregu i parregulluar ku jo në pak raste blen energjinë që kompanitë private e kanë blerë nga KESH çka rezulton me çmime më të kripura. Në 2017 Korporata Elektro Energjitike shqiptare bleu në tregun e parregulluar 23.9 milionë euro dhe shiti po në këtë treg 8.3 milionë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...