Mish i freskët? E keni gabim…

Tuesday, 31 July 2018 21:37

Në çdo dyqan mishi ka një tabelë: “Shesim mish të freskët”. Konsumatori shqiptarë vazhdon të besojë që mishi cilësor është ai i sapo therur. “Normal që është i sapo therur sepse ai ka ato gjërat e veta”, thotë një qytetar.

“Vetëm këtu të freskët nuk ke. Se nuk e dimë nga vijnë. S’kemi siguri nga asgjë çfarë hamë”, shprehet një tjetër.

Ndërsa shitësit e mishit mbajnë tjetër qëndrim. “Mishi duhet të qëndrojë në frigorifer sepse i ngordhin mikrobet. Por klientët dëshirën e kanë të pikojë gjaku atë quajnë mish të freskët”, thotë një tregtar mishi.

Ngordhja biologjike e mishit nuk ndodh menjëherë pas therjes. Për këtë arsye nutricionistja Enkelejda Ferrollari rekomandon që mishi të konsumohet pasi ka kaluar një periudhë maturimi në ambient të freskët.

“Duke eliminuar një pjesë të baktereve apo mikroorganizmave që vetë kafsha ka gjatë procesit të jetës, apo që ka marrë gjatë therjes”, shprehet Enkeljda Ferrollari, Nutricioniste.

Pas thertores mishi shkon tek konsumatori. Në vendet e BE-së një gjë e tillë është e ndaluar, pasi maturimi i mishit është i nevojshëm për shpërbërjen e hormoneve dhe antibiotikëve që ka marre kafsha gjate rritjes, pasi përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.

“Në bazë të rregullores së BE-së duhet patjetër të kalojë një periudhë stazhinimi. Një maturim të të gjithë elementëve që ka mishi. Ndërkohë edhe shuarjen e shumë përbërësve që janë pjesë ë mishit, siç janë: mbetjet e antibiotike, hormoneve. Ai mishi që theret sot kërkon një periudhë maturimi, e cila është një periudhë qetësie biologjike dhe që shkon 15-17 ditë. Fjala antiobiotike sjell probleme në veshka, në mëlçi sjellin probleme në gjak këto hormonet. Nxisin këto sëmundjet që janë kancerogjene. Dhe efektin e përgjithshëm është se kanë ndikim tek jetëgjatësia”, shprehet Ymer Elezi zv\president i Urdhrit Veterinar. Top Channel

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...