Cinizmi i Ramës/ 8 viktimat e Selenicës janë thjesht statistikë që prishën imazhin e arritjeve qeveritare

E mërkurë, 29 August 2018 21:01

Me cinizëm, nga Shëngjini ku zhvilloi shown e radhës për arritjet e turizmit në Shqipëri, Edi Rama foli për herë të parë publikisht për tragjedinë e Selenicës ku u vranë 8 anëtarë të familjes Zykaj.
Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë publikisht duke thënë se ky vit mund të ishte dhe shumë mirë me shifrat e vrasjeve nëse nuk do ishte kjo ngjarje e rëndë.
“Kemi sezonin turistik me shifrat pozitive dhe në rast se nuk do të kishim tragjedinë e Vlorës, ku patëm 8 të vrarë në masakrën haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”, tha kryeministri Rama.
Rama flet për rritjen e sigurisë publike përgjatë sezonit turistik, por ndoshta me qëllim, apo ndoshta se nuk i ka interesuar asnjëherë harron të shtënat me pistoleta në mes të klubeve në plazhet e jugut. Ngjarje këto që për gati një muaj mbajtën plazhet bosh, nga frika e turistëve.
Një ngjarje e rëndë u raportua në muajin korrik në Dhërmi. Konflikti që Rama harron apo nuk e përmend, zgjati rreth 10 minuta, dhe njerëzit në panik e sipër janë lënduar duke kaluar mbi xhamat e thyer. Shumë prej tyre të gjendur në panik janë larguar me vrap nga lokali.

Login to post comments