Reshje intensive do të përfshijnë të gjithë vendin pasditen e të dielës si dhe gjatë ditës së hënë. Sipas parashikimit të IGJEUM, reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata pritet të bien në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje mesatare.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 18 °C
në vendet e ulëta: 11 / 17 °C
në vendet malore: 8 / 12 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet ndërsa nesër (e hënë, dt.26) era pritet të fryjë mesatare në bregdet dhe në zonat malore të vendit (për momente të shkurtra deri e forte).