SHBA, Kisha “Zoja e Shkodres” kremton 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

E Enjte, 29 November 2018 17:27

Nga Beqir SINA

Edhe këtë vit, siç është bërë traditë tashmë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, besimtarët shqiptarë katolikë, në zonën e New York-ut, nderuan këtë ngjarje historike me mbajtjen e një meshe dhe ngritjen e flamurit kuqezi në majën e Këmbanores së Kishës, që është dhe pjesa më e lartë e saj u valëvit krenar pranë flamurit amerikan duke kënduar se bashku hymnin e Shqipërisë.

Dom Pjetër Popaj, Meshtari i Kishës, duke ofruar meshën në gjuhën shqipe kërkoi nga besimtarët që të luten për shpirtrat e të gjithë atyre shqiptarëve që luftuan dhe vdiqën që Shqipëria, të bëhej e pavarur, tha ai.

“Po të mos ishin ata shqiptarë të guximshëm të cilët ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për Shqipërinë, ne nuk do të kishim një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si e kemi sot”, tha Dom Popaj gjatë meshës.

Ai më pas foli për rëndësinë historike të kombit shqiptar : “Historia e jonë nuk është e shkurtër por mijëravjeçare. Zoti i madh e ka ruajtur dhe forcuar popullin tonë që t’u qëndroj luftërave, okupimeve prej të huajve, diktaturave e vuajtjeve të vazhdueshme. Armiqtë tanë n’daç të huaj n’daç të shtëpisë janë munduar për t’na përulur, nënçmuar, mohuar të drejtat humane dhe në fund për të na shkatërruar krejt”.

Kryatari i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale – New York, Leonard Berishaj drejtojë ceremoninë dhe mbajti një fjalë përshëndeste :

“Kam nderin dhe kënaqësinë, t'ju përshëndes ne këtë Qendër, ku jemi bashkuar për të kremtuar 28 Nëntorin, 106-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit tonë kombëtar. Ju uroj nga zemra Festën e flamurit - 28 nëntorin, këtë festë të madhe kombëtare, këtë vlerë të veçantë të kombit shqiptar.

Dëshiroj të falënderoj vogëlushet e Rozafatit të cilët me kostumet e tyre kombëtare e zbukuruan këtë festë të madhe. Poashtu falënderoj edhe prindërit e tyre për sakrificë e kontribut të dhënë dhe praninë këtu, edhe pse është ditë pune. Falënderoj edhe Shoqatën Drita e cila u kujdes për një koktej modest. Edhe një herë Gëzuar - 28 nëntorin, këtë festë të madhe kombëtare, këtë vlerë të veçantë të kombit shqiptar.”

Ceremonia filloi në ora 12 të mesdrekes me Meshën e shenjtë kushtuar dëshmorëve tanë dhe atyre amerikanë të të gjitha kohërave, nga Meshtari Dom Pjetër Popaj .

Dhe, menjëherë pas kësaj Meshe për Ditën e Flamurit – Pavarësinë e Shqipërisë, në oborrin para kishës ka filluar ceremonia e ngritjes së Flamurit, përcjellë me këndimin e himnit amerikan dhe të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të Dom Pjetër Popaj, dhe fëmijëve të grupit folklorik të valltarëve –Rozafati”, të koreografes Axhelina Nika.

Më pas në sallën e Qendrës “Nëna Tereze” ishte përgatitur një koktej me pije dhe ushqime të ndryshme të rastit si dhe një program i bukur kulturor.

Moderatori i programit ishte z. Mhill Velaj, i cili e përshëndeti auditorin dhe falënderoi Dom Pjetrin për këtë organizim e paraqiti folësin e rastit. Prof. Gjon Frani Ivezaj, i cili foli mjaft në detaje për ata që i parapriu datës së 28 Nëntorit 1912, si dhe për vetë ngjarjet e 28 Nëntorit.

Në Qendrën Kulturore " Nëna Terezë", këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, e ndezi atmosferën kuq e zi – ndërkohë, që poeti popullor Nosh Camaj recitoi një poemë të vetën kushtuar kësaj feste të madhe kombëtare, dhe, vajzat e djemtë valltarët e Grupit “Rozafati”, me koreografen Angjelina Nika, të gjithë të veshur me kostume folklorike shumëngjyrëshe, kërcyen disa valle nga trevat shqiptare. (Bota sot 28 nëntor 2018) –

Modifikuar më E Enjte, 29 November 2018 17:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...