Protesta e banorëve të Astirit, Sazan Guri: Qeveria po ndërmerr akte barabare, i llogarit njerëzit si minj nën Lanë

E Enjte, 29 November 2018 17:44

Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në Fax News, foli për protestën e banorëve të zonës së Astirit, të cilët prej ditësh janë duke protestuar, pasi në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Re, banesat e tyre do të prishen.

Guri u shpreh indinjuar ndaj qeverisë dhe formave arbitrare që ajo po ndërmerr për të shembur shtëpitë e banorëve, pasi sipas tij zgjerimi i projektit po bëhet në kurriz të tyre.

Sipas tij banorët e Astirit po protestojnë për një kauzë të drejtë, pasi nuk mund t’u shkojë dëm gjithë ai investim ndër vite.

Më tej Sazan Guri shton se qeveria po shkatërron në mënyre barbare këto banesa, ndërkohë që sipas tij dhe banorët po trajtohen si minj në Lanë dhe jo si njerëz.

“I kanë gënjyer për 28 vjet këto banorë. Janë po aq të barabartë sa qyetarët e tjerë sepse nuk i tha dikush se je në tokë të zënë. Sot ju vihet me një lloj sprajti, as me letër, as me dokument, as me thirrje publike, që rregullon marrëdhëniet me publikun. Kështu kjo është një situatë shumë e dhimbshme midis qeverisë dhe qytetarit. Sepse në vend që ti sigurojë banorët, merr një sprajt dhe u shënon me kryq. Nëse ka plan A pse nuk ka një plan B? Projekti nuk ka një plan B. Ky projekti po zgjerohet në kurriz të banorëve.

Në këtë rast nuk kanë projekt, nuk ka dëgjesë publike, nuk ka një raport paraprak të vlerësimit publik. Bëhet fjalë për një ndërtim buzë Lanës. Janë 400 banorë, mos ti kenë nëpër këmbë, u thonë jeni të palegalizuar, kur ndërtesa në të njëjtin pozicion janë legalizuar. Secili i ka marrë votën.

Duhet të ketë një kompensim. Si mund të shkojë dëm gjithë kjo pasuri e investuar ndër vite. Dhe puna kur ndërtohet është një lloj shkatërrimi. Edhe kur shkatërron, shkatërron me rregull, këto janë barbar.

Megjithëse ti ke një financë të dobët ekonomike sillesh si shumë i pasur. Ikën për lesh palmat që mbolli ky. Nuk i llogarit si njërëz, por si minj në Lanë. Kërkon ti llogaritësh si miu nën Lanë, ku vet institucionet publike thonë se kjo është tokë shtet dhe jo për ta marrë privati për të ndërtuar pallate.

Asnjë qyetar nuk duhet të jetë aq i qetë në këtë situatë. I kam sqaruar banorët sesi mund ta fitojnë këtë kauzë. Opozita e shfrtëzon sepse nuk ka rast tjetër, është normale që opozita ti mbështesë këto banorë.” u shpreh Guri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...