Çmendet policia, arreston 2 protestues, procedon edhe të miturit që dalin në protestë

E Enjte, 29 November 2018 17:45

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy prej protestueve të Astirit, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë lidhur me protestën e pasdites së të mërkurës, ku rrëzuan bordurat e vendosur nga ARRSH, dogjën kontenierët e mbeturinave dhe bllokuar rrugën.

"Komisariati i Policisë Nr.6 arrestoi dy shtetas për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve dhe transportit”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim si dhe procedoi në gjëndje të lirë 20 shtetas të tjerë" njofton policia.

Të arrestuarit janë shtetasit R. Ll., 41 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Ylli 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit: K. Y., 21 vjeç, A. Ç., 58 vjeç, E. R., 28 vjeç, K. B., 32 vjeç, A. V., 29 vjeç, A. M., 46 vjeç, B. Ç., 38 vjeç, A. D., 62 vjeç, Sh.H., 24 vjeç, L. P., 31 vjeç, F. P., 51 vjeç, G. Q., 59 vjeç, Sh. S., 49 vjeç, L. K., 45 vjeç, F. A., 51 vjeç, R. D., 43 vjeç, K. V., 53 vjeç, I. N., 18 vjeç, E. F., 15 vjeç dhe Sh. B., (të gjithë banues në Tiranë).

Policia thotë se "këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në bashkëpunim kanë organizuar një tubim të paligjshëm duke bllokuar aksin rrugor për rreth 60 minuta, si dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore".

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Rezistenca do vazhdojë

Lajmin për shoqërimin e banorëve të Astirit e komunikoi për Ora News Lutfi Kastrati, pjesë e Kryesisë së banorëve.

Lutfi Kastrati: Gjatë ditës së sotme mendohet se ka pasur 11 të shoqëruar, por për momentin kam dy emra. Besim Çeku që është mbajtur në komisariatin numër 6 për disa orë, ndërsa Kujtim Ylli është në komisariatin numër 2. Atij i është plotësuar fletë-arresti për ta çuar në gjykatë me pretekstin protesta të paligjshme, shkatërrim të pronës publike, gjë që nuk është e vërtetë.

Ai tha se banorët e Unazës së Re janë të vendosur për të vazhduar protestat.

Lutfi Kastrati: Dhe sot e kemi në orën 5. Këtu në Unazën e Re punonjësit e Bashkisë kanë ditë që vazhdojnë punimet me prerjen e pemëve, heqjen e shtyllave. Kryesia e banorëve të Unazës së Re e ka parë të arsyeshme që të mos përfshihet në përplasje me punonjësit e bashkisë.

Banorët e Unazës së Re nuk do të merren as me ata banorë që kanë pranuar marrëveshjen e bashkisë për banesa sociale.

Ne protestojmë dhe do mbrojmë deri në fund çdo banor që është kundra prishjes së shtëpisë së tij. Ne kundërshtojmë prishjen e banesave tona dhe bizneseve tona. Tani jemi dhe kundër projektit, jemi kundër banesave sociale, nuk kemi nevojë për lëmoshë.Projekti është shumë korruptiv, ka një megavjedhje në kurriz të banorëve të Unazës së Re.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...