Aktori mesazh Ramës: Do të vijmë te shtëpia jote, do bërtasësh si Rikardi

E mërkurë, 05 December 2018 19:00

Pas protestës së sotme të Studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku kërkohej ulja e tarifave në universitetet Publike, dhe në vazhdën e protestave në mbrojte të pronës si dhe asaj të Teatrit Kombëtar, ka reaguar edhe aktori Neritan Liçaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij do të rrëzohet shumë shpejt, ndërsa shprehet se një qytetar nuk duhet t’i lutet më kësaj qeverie kriminale. ‘Do vimë një ditë te shtëpia jonë, Kryeministria ku ti je me qira o ditëzi dhe do bërtasësh si Rikardi lll’,-shkruan ai në postimin e tij.

Reagimi i plotë i aktorit Neritan Liçaj:
Perse duhet ti lutemi ne kesaj qeverie kriminale?!
Perse duhet qe ne ti lutemi mos prish Teatri.. Anullo vendimet e korrupsionit dhe vjedhjeve te paprecedenta te parave publike pra parave tona! Perse duhet tu lutem te mos nxjerri ne rruge familje te tera.. Perse duhet tu lutemi medjave kombetare qe ne vend te pasqyrojnë problematiken e rende kombetare jep emisione si te gatuajm dhe qe shesin interesat e qytetareve dhe te vendit per ca leje ndertimi sikur fati i vendit tone te jete pallat shumekatesh…
Perse PS i ben fresk dhe eshte gati te paguaj faturen e rende Rilindje ajo vete.. Perse partite e ketij vendi perballe kesaj gjendjeje teper kritike mjaftohen me deklarata per shtyp she shoë-e televizive nuk luftojne per qytetaret dhe vendin qe po turfullon, sic duhet te bejne!
Llum rilindas mos harroni dhjetori eshte i studenteve si te sotmeve dhe te ne qe ishim ne 90… Te kam thenë citjane!
Po te mblidhet laku!
Do vime nje dite te shtepija jone Kryeministria ku ti je me qira o ditezi dhe do bertasesh si Rikardi lll, nje kale nje kal jap kryeministrin per nje kal!
Mos presim me askend dhe asgje te dalim ti rrezojme keta rilindas te vdekur... Te mblidhemi te gjithe se s’ma mo uj pilafi. BOLL…
Mua per vete me ka ardhur ne maje te hundes….
S’duhet te lutemi ne! Duhet te na luten ata ti falim per gjithe kete rraskapitje qe na kane sjelle. Jemi qytetare jo numra dhe bageti per tu mjele!
Shembull eshte Franca!
Dhjetor studentor dhe qytetar… si ne 1990 shqipetar, vetem keshtu zgjidhet kjo situate

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 20:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...