Studentët marrin masë ekstreme për 'tradhtarët' që do takojnë Ramën në Top Channel

Tuesday, 11 December 2018 20:01

Studentët që kanë 8 ditë që dalin në protestë kanë marrë një vendim për ata “tradhtarë” që do ti bashkohen emisionit Top Show ku do të jetë i ftuar kryeministri Edi Rama. Sipas tyre emisioni do të jetë diçka e sajuar pasi protestuesit e vërtetë nuk kanë pranuar të negociojnë me Ramën, pa i zbatuar kërkesat e tyre që do të rrisnin cilësinë e arsimit.
Një ndër studentët foli në “Fax News” dhe paralajmëroi vendimin që do të penalizojë ata studentë që do të bëhen pjesë e lojës së propagandës së Ramës.
“Nëse sot do ketë studentë që do të dalin në emision me kryeministrin Rama, ata nesër do të jenë me “X” në protestën tonë. Ne, studentët e pavarur, nuk bëhemi pjesë e këtij takimi që Rama do të bëjë në Top Show. Do të ngjitim fotografitë e tyre në vendet ku ne do protestojmë dhe nuk do ti lejojmë të jenë pjesë e protestës tonë” u shpreh studenti protestues.

Modifikuar më Tuesday, 11 December 2018 21:04
Login to post comments