Ambasadori i OSBE: Mbështes protestën e studentëve

Tuesday, 18 December 2018 10:04

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt nga Shkodra ka folur për protestën e studentëve, duke u shprehur se mbështet protestën e studentëve.

"Kemi kërkuar që mes palëve të ketë dialog. Ne mbështesim çdo të drejtë për protestë, por ajo duhet të jetë paqësore", ka thënë ambasadori Borchardt.

Deklarata e ambasadorit u bë gjatë në çeljen e ekspozitës  “Krimi mjedisor “organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Arteve.

Ambasadori Borchardt u shpreh se krimi mjedisor është një shqetësim për Shqipërinë pavarësisht reformave që janë bërë. Janë vetëm 32 raste që kanë shkuar në gjykatë.

Login to post comments