Mosdekretimi i Cakajt/ Bushati: Presidenti i dha fund mungesës së meritokracisë

E mërkurë, 16 Janar 2019 18:06

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar përplasjet mes Kryeministrisë dhe Presidencës. Bushati u shpreh se forma e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama është një formë ‘Erdoganizmi”, që i jep fund meritokracisë.

Bushati teksa vuri në dukje rolin e Presidentit, Ilir Meta, u shpreh se mosdekretimi i kandidaturave të Ramës, ishte një mënyrë për t’i dhënë fund mungesës së meritokracisë.

“Përtej ligjit sot ka një pyetje a i duhet lënë hapësirë një kryeministri që nuk respekton votën. Kjo më shumë ngjan me një Erdoganizëm, se merr dhëndrrin e tij dhe e vë ministër. Këto lloj politika që zhdukin meritokracinë duhet t’i jepen fund.

Të thosha do ta bëjë me dashuri se them dot se dashuria mes tyre ka mbaruar”, u shpreh ai.

Login to post comments