Braktisën Kuvendin, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

E mërkurë, 16 Janar 2019 18:33

Pasi braktisi seancën e jashtëzakonshme plenare, ku u miratuan dekretet për shkarkimin e 6 ministrave dhe emërimin e 7 ministra dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur aleatët. Mësohet se takimi po mbahet në selinë e Partisë Demokratike.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se në takim po diskutohen marrëdhëniet me parlamentin. Po ashtu, bëhet e ditur në orën 19:30 opozita e bashkuar do të mbajë një deklaratë në selinë blu.
Ditën e sotme kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI kërkuan që të merrnin fjalën për debat, kërkesë që u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit.

Login to post comments