Kërkesat e Asamblesë së UT, Xhixho: Qeveria ka një javë kohë

Premte, 25 Janar 2019 17:54

Pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë zhvilluar sot Asamblenë me akademikë nga të gjitha fakultetet e UT-së. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë Erisa Xhixho ka thënë se Asambleja i ka lënë 1 javë kohë qeverisë për plotësimin e 6 kërkesave, mes të cilave edhe rishikimi i ligjit të arsimit të lartë.

“Unë kam marrë pjesë në Asamblenë e Juridikut. Besoj se të gjitha asambletë kanë qenë në unision dhe kanë mbështetur studentët. Kanë qenë kundër VKM kur ato cenojnë autonominë e Universiteteve. Gjithashtu nuk duhet të lejohet denigrimi i figurës së pedagogët. Pedagogët dhe studentët duan që të rikthehet normaliteti në Universitete. Ne propozuam një afat deri në 1 shkurt për kërkesat që u propozuan në Asamble. Duhet të rishikohet ligji i arsimit të lartë. Besoj se LSI ka debatuar për atë ligj dhe kushti ka qenë që të dalin aktet nënligjore. Ato nuk dolën dhe sollën një ngërç në zbatimin e ligjit. Ligji për arsimin e lartë ka probleme me implementimin. Besoj se u ra dakord që kjo asamble të mblidhet dhe 1 herë në vit”- tha Xhixho.

Erisa Xhixho u shpreh se pengesa kryesore për mos zgjidhjen e ngërçit në Universitete është qeveria, ndërsa një nga pikat e Asamblesë është edhe anulimi i VKM të datës 26 dhjetor që cenon autonominë e Universiteteve.

“Janë nenet 57 dhe 58 të Kushtetutës që flasin për autonominë e Universiteteve. Universitetet kërkojnë autonomi. Pedagogët janë të hapur për të rritur mësimdhënien dhe kjo kërkon buxhet. Kemi një mos plotësim të kërkesave të studentëve. Pengesa kryesore për mos zgjidhjen e ngërçit është qeveria. Pjesëmarrja ime ka qenë si pedagoge e fakultetit të Drejtësisë. Çështjet e përgjithshme që janë diskutuar janë profesionale dhe të zhveshur nga politika. Kërkesat studentëve janë të drejta dhe synojnë zgjidhjen e ngërçit. Uroj që qeveria të reflektojë për të zgjidhur ngërçin. Të gjithë duam që të rifillojë jeta akademike por pas plotësimit të kërkesave. Asambleja la 1 javë afat dhe nëse nuk ka arrogancë nga qeveria do ketë një zgjidhje. Nëse nuk plotësohen kërkesat do ketë një mbledhje tjetër të Asamblesë së Universitetit të Tiranës”- tha Xhixho.

6 vendimet e dala në përfundim të Asamblesë së Universitetit të Tiranës sot:

1.Mbështetje të protestës së studentëve
2.Shprehjen parimisht për ndryshim të ligjit për Arsimin e Lartë
3.Anulimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor
4.Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve
5.Miratim i statusit të pedagogut
6.Rritjen e financimit publik për arsimin me 0,5% brenda këtij viti dhe me rritje graduale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...