Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se qytetarët duhet të vendosin vetë se kush do t’i përfaqësojë ata në Parlament. Në një takim me strukturat e LSI-së në njësinë Nr. 3 në Tiranë, Xhixho ka deklaruar se LSI mbështet hapjen e listave të kandidatëve 100 %.
“Në njësinë bashkiake nr.3 tek Kodra Priftit vazhdon procesi i përgatitjes për zgjedhjet e strukturave të LSI. Parimi “një anëtar një votë” i zbatuar që prej themelimit në LSI për zgjedhjen e strukturave të saj është një qasje tek e cila ne besojmë fort, ku çdo anëtarë të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe kjo ti shërbejë konsolidimit të demokracisë brenda partisë. Prandaj në mbështesim hapjen e listave 100% për zgjedhjet e 25 Prillit , ku qytetarët të vendosin vet kush do i përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm. Unë besoj te forca e qytetarëve që nëpërmjet votës mund të sjellin ndryshimin që kërkon vendi”,- deklaroi Erisa Xhixho.