Nga Erisa Xhixho
Me lista të hapura nga i pari tek i fundit kandidat i çdo partie, me qëllim që zgjedhësit të vendosin se ke duan të çojnë në Kuvend!
Asnjë truk, asnjë hile, asnjë mashtrim për të favorizuar të zgjedhurit e kryetarit!
Këtë kërkojnë qytetarët dhe kjo duhet bërë!
Propozimi i Partisë Socialiste për mbylljen e listave me formulë ku qytetarët nuk mund të vendosin me voten e tyre se kush do t’i përfaqësojë në Kuvend pas 25 prillit te vitit të ardhshëm, dëshmon se sa fasadë kanë qënë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut .
Propaganda e kësaj maxhorance për hapje listash ra, duke treguar edhe një herë sa frikë ka nga vota dhe perballja me qytetarët pas shkaterrimit që i kanë bërë vendit.
Listat duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetem fuqia e votës mund të sjellë
ndryshimin në përfaqesim duke përfshirë në parlament individë me integritet , profesionistë ku vendimarrjet e tyre t’i marrin në interes të njerëzve dhe vendit.🇦🇱
Parlamentit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe besimi i qytetarëve, e që të bëhet kjo, qytetarët duhet të vendosin.
Hapni Listat 100%!
Boll më me lojra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë dhe cilësisë së përfaqësimit!