Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se largimi i të rinjve nga vendi është një alamr kombëtar që duhet të vërë në lëvizje gjithë shoqërinë. Në një takim të zhvilluar me të rinj të njësisë nr. 3 në Tiranë, të cilët votojnë për herë të parë, Xhixho deklaron se më 25 prill duhet t’u rikthejmë shpresën të gjithë të rinjve për të ndërtuar vendin.
Postimi i plotë i Erisa Xhixhos në Facebook:
“Me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë tek njësia bashkiake nr.3 me të cilët ndava bindjen time se rinia do sjelli ndryshimin e vendit më 25 Prill.
Shqetësimet e tyre prioritare lidhen me jetën dhe të ardhmen e tyre në Shqipërinë tonë. Gjendja në të cilën ndodhet sot sistemi arsimor, papunësia, mungesa e sigurisë dhe ku zgjidhja e vetme mbetet emigracioni.
Rreth 24 mijë persona nën 34 vjeç kanë aplikuar për azil 20 muajt e fundit, 29% e tyre janë më pak se 14 vjeç. Kjo është drama që përjeton çdo familje shqiptare sot largimi i çka është me e shtrenjta në jetë largimi i fëmijve të tyre.
Unë besoj tek forca e rinisë tek energjia dhe dëshira e tyre për të ecur përpara dhe ndërtuar Shqipërinë dinjitoze të shtetit të së drejtës.
Duhet t’i kthejmë shpresën çdo të riu se vendi ynë mund të ndërtohet vetëm nga ne.
Në 25 Prill së bashku #shqipëriashtëpiajuaj🇦🇱