Emigrant prej pak muajsh në Gjermani, vritet i riu shqiptar

Premte, 01 February 2019 10:13

Një shqiptar është vrarë në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur 25-vjeçari nga Delvina Ridjan Myftari. Sipas mediave vendase shqiptari është vrarë më thikë nga një shtetas afrikan.

Myftari kishte emigruar në Gjermani prej pak muajsh. Ai ndodhej bashkë me kushëririn kur ka ndodhur konflikti. Shtetasi afrikan ka qëlluar 6 herë me thikë kushëririn e 25-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe njëherë viktimën.

Por goditja ka prekur zemrën dhe i riu shqiptar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq kushëriri i tij është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Login to post comments