Në raportim e fundit për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre alarmin për nivelin e lartë të emigrimit të qytetarëve shqiptar.
Ky institucion i kërkon qeverisë të marrë masa të menjëhershme për të krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në mënyre që të frenohet largimi i njerëzve.
Kjo plagë e shoqërisë sonë shihet me shqetësim nga sociologet për pasojat që po shkakton. Profesor Fatos Tarifa thotë për Klan Plus se në këtë rast Shqipëria është vetëm humbëse pasi po i ikën rinia, truri dhe krahu i punës.
“Natryrisht një vend i vogël dhe i pazhvilluar sic jemi ne, e ndjen shumë impaktin e largimit, e sidomos të rinjtë pasi ata janë krahu i punës por edhe ata që krijojnë jetë të re. me emigrimn e sotëm shqipëria rrezikohet nga largimi i trurit... kush do ta bëjë shqipërinë nëse të rinjtë largohen. kjo qeveri dhe qeveritë e tjera duhet të punojnë më shumë për të rritur shpresën në vend pasi nëse nuk ndodh ndryshe, rinia nuk ka sesi të rrijë këtu.”-tha sociologu.
Sipas Sociologut Tarifa, qeveritë nuk kanë ndërmarrë politika të duhura në frenimin e emigrimit ndaj duhet një vëmendje e menjëhershme. Tarifa shton se nuk mjafton vetëm punësimi i të rinjve në administratën publike, por duhen politika më të mëdha për të rritur shpresën që të qëndrojnë në vend.