Protesta/ Policia e bën zyrtare: 15 të arrestuar për kërpudhën e Ramës

Diel, 17 February 2019 11:29

Policia e Tiranës e ka bërë zyrtar faktin se ka arrestuar 15 qytetarë për shkatërrimin e kërpudhës që Edi Rama e ka mbjellë në oborrin e kryeministrisë. Skandali me policinë shkon edhe më tej, kur thuhet se qytetarët kanë kundërshtuar policinë, kur dihet se punonjësit e policisë që ishin të vendosur te kryeministria, u larguan me urdhër.

Ndërkaq, policia nuk ka asnjë të hetuar në lidhje me plagosjen nga ana e Gardës së Republikës të të paktën 19 personave në protestës, mes të cilëve edhe punonjës policie.

 

 

Image

Ja çfarë thotë Policia e Tiranës sot:

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme policia e Tiranës ka arrestuar 15 persona.

Sipas policisë në gjendje të lirë po hetohen 5 persona të tjerë, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 qytetarëve.

Policia Tiranë ka arrestuar:

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;

E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;

N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;

A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;

R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;

D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;

H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;

I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;

F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;

S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;

M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;

L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;

P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;

V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Këta pesona gjatë zhvillimit të protestës së djeshme pas orës 11:00, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë.

Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

U proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas:

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;

A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;

R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;

D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;

P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...