Përsëri aksident në minierë, vdes një minator, tjetri plagoset

E mërkurë, 24 Prill 2019 14:18

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në minierën e Tërnovës në Bulqizë, ku për shkak të shpërthimit të gazit një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Minatori që ka humbur jetën është Fadil Stojku, 50-vjec, ndërsa është plagosur Lejtim Ramci. Shkak i vdekjes dhe plagosjes dyshohet të jetë helmimi nga gazi, pas plasjes së një sasie dinamiti. Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e cila duhet thënë që është e përsëritur.

Modifikuar më E mërkurë, 24 Prill 2019 14:43
Login to post comments