“Shteti nuk reagon fare”/ Banorët e Laprakës sërish në protestë: Durimi ka një kufi, mos na detyroni … (VIDEO)

Diel, 03 November 2019 14:04

Banorët e Laprakës në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për të protestuar kundër fabrikës së tullave. Ata shprehen se shkakton ndotje masive të ambjentit dhe kjo gjë rrezikon jetët e tyre.

Ata apelojn për mbylljen e kësaj fabrike pasi shprehen se dhjetëra persona kanë vdekur për shkak të ndotjes së ambjentit prej saj dhe kërkojnë sa më parë një reagim nga qeveria ose bashkia e Tiranës.

“Acarimi i popullit është deri në një farë mase. Duke qenë se qeveria i merr taksa kësaj fabrike nuk i intereson populli. Kjo qeveri nuk është qeveria ime dhe as e këtij komuniteti. I lutem edhe bashkisë edhe qeverisë ta thërrasin pronarin e kësaj fabrike e cila po përfiton miliarda. Durimi ka një kufi dhe mos na detyroni të shkojmë në ekstrem” – u shpreh një banor i zonës.

Ndërsa një banor tjetër deklaroi: “Shteti nuk reagon fare. Në një shtet europian demokratik, qoftë edhe një protestues i vetëm të protestonte për të drejtat e tija do merrte masa shteti kurse këtu edhe sikur të dalë një popull i tërë shteti nuk duket fare nëse ekziston ose jo. Shteti këtu mesa shoh dhe mesa kuptoj duket vetëm kur vjen dita e votimeve, atëhere deputetët dalin nëpër zona e bëjnë gjoja sikur ju intereson për popullin. Ne po protestojmë shumë herë me radhë dhe nuk po shohim asnjë reagim nga shteti. Kjo fabrikë duhet të mbyllet sa më parë. Kjo fabrikë po nxin jetën e njerëzve këtu. Kjo fabrikë po merr të ardhmen e fëmijëve.”

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...