Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti, mes tyre dhe një oficer policie

Tuesday, 26 November 2019 12:44

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti, ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri tani 13 persona kanë humbur jetën nën rrënojat e pallateve të shembura në Durrës dhe Thumanë, ndërkohë vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë të ngelur nën rrënoja.

Dy personat e fundit të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Thumanë duke e çuar në 5 numrin e personave që humbën jetën, ndërsa 4 viktima janë shënuar në Durrës dhe 2 në Kurbin.

Tragjikisht është konfirmuar se edhe një oficer policie ka humbur jetën. Bajram Hadarmataj, ka humbur jetën për shkak se është zënë nga rrënojat tek Kavaleshenca. 

Ai ishte pedagog ne Akademine e Sigurise.

Gjithashtu raportohet se mbi 300 persona po marrin ndihmë mjekësore në Tiranë dhe në Durrës, dhe fatmirësisht raportohet se gati 30 persona janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...