Ndërtuesit nuk kanë respektuar kriteret inxhinieri: Godinat që kanë plasaritje janë të vdekura

E mërkurë, 27 November 2019 15:02

ng hidro-teknik Fitim Ballo, i ftuar në studion ‘ABC News’ ka folur për masat inxhinierike që duhen ndërmarrë për ndërtimin e banesave. I sapo kthyer nga Durrësi, ku ka parë objektet në rrezik shembje dhe familjet ai thekson se banorët nuk duhet të rrezikojnë duke u kthyer në ato banesa.

‘Shteti duhet të ndërmerrte masa inxhinierike, e dimë shumë mirë se çfarë pasojash shkakton tërmeti, godinat ishin të dëmtuara dhe duke i vlerësuar ndërtimet nuk mund të banohej aty pas tërmetit të 26 shtatorit.

Duhet të ishin treguar më të përgjegjshëm sepse Shqipëria nga 15 prill i 79-tës nuk kishte kaluar një tërmet të tillë, tha Ballo.

Ai ka theksuar se asnjë godinë nuk duhet të ndërtohej pa kollonë antisizmike sipas ligjit pas 79 –tës që ne e kemi, por nuk zbatohet.

‘Ndërtuesit nuk kanë respektuar kriteret teknike, shteti ka përgjegjësi kur jep leje, pasi jep kushtet teknike të ndërtimit. Çdo ndërtim në Durrës duhet të përballojë magnitudën 8 ballë ndërsa në Tirana 7 Ballë’, theksoi inxhinieri.

Në letër ligjet ekzistojnë por në praktik nuk janë zbatuar dhe është  shteti ai që duhet të tregohet i përgjegjshëm dhe  duhet të kontrollojë lejet, tha ndër të tjera inxhinieri.

Ai u ndal edhe te ndërtimet pa kritere që janë bërë në zonën e Durrësit.

‘Inxhinierët marrin përgjegjësinë të bëjnë projekte që nuk duhen bërë. Studimi i terrenit ka shumë mangësi, ndërtimin sot te ne e bëjnë injorantët të paditurit. Cilësia, kualiteti janë zero. Nga të dhënat që jepen për tërmetet Shqipëria klasifikohet e para kohët e fundit për rënien e tërmetit të fortë’, tha Ballo.

Duhet të bëhet evidentimi i banesave që janë goditur, godinat që janë shembur dhe ato që kanë plasaritje janë të vdekura ndërsa godinat me plasaritje të vogla janë të sëmura, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se specialistët pallateve të dëmtuara duhet ti vendosin kryqin.

Inxhinieri tha se ndërtimet në bregdetin e Durrësit në rrethin  e parë kanë probleme shumë të mëdha duke filluar që nga themelet pasi  kripa vepron mbi to dhe themelet shkatërrohen.

Ai gjithashtu tha se kjo ndodh për shkak se godinat që ndërtohen në rërë nuk janë me pllakë betoni sepse duhet gjetur bazamenti i pllakës së betonit, por jo të ndërtosh mbi rërë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...