E rëndë/ Dy nga tri pallatet që u shembën në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme që pas tërmetit të shtatorit

E mërkurë, 27 November 2019 15:11

Dy nga tri pallatet që u shembën nga tërmeti i djeshëm në Thumanë, ishin shpallur të pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit të këtij viti. Pas atij tërmeti, atje kanë shkuar edhe ekspertë të Institutit të Ndërtimit e më tej edhe të institucioneve vendore, që kanë bërë vlerësimin. 

Megjithatë, edhe pse ndërtesat ishin dëmtuar nga tërmeti i dy muajve më parë, banorët ishin lejuar të jetonin aty, me pretendimin se nuk ishte dëmtuar struktura e tyre. Zyrtarisht, ky fakt nuk konfirmohet nga institucionet vendore apo qendrore, por banorët e zonës pohuan se sapo kanë ndjerë tërmetin kanë nxituar të dalin nga shtëpitë edhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve aty.

Ata shpreheshin dje se ishin të bindur që ato pallate nuk do t’i rezistonin një tërmeti të tillë, pasi e dinin që ishin të dëmtuar. Banorët thanë gjithashtu se kryefamiljarëve të familjeve që jetonin aty, u ishin marrë edhe firmat për qëndrimin e tyre në godinat e dëmtuara pas tërmetit të 21 shtatorit. Ata shkojnë edhe më tej, duke u shprehur me bindje se e gjithë kjo ka ndodhur për të shmangur dëmshpërblimin. Kjo më pas solli tragjedinë e djeshme, pasi gërmadhat e pallatit të shembur zunë poshtë familjet që banonin aty.

SHEMSI PREMÇI 

Faktin se pallatet e Thumanës ishin shpallur të pabanueshme, e konfirmoi dje edhe ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.

I ftuar në studion e “ABC News”, Premçi u shpreh se dje në Thumanë nuk duhej të shkonin strukturat operacionale, por përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi është një ngjarje që duhet hetuar. Sipas Premçit, pallati i shembur nga tërmeti është shpallur si i pabanueshëm. Ky pallat sipas Premçit është shpallur i pabanuar pas tërmetit të 21 qershorit, ndaj për këtë Prokuroria duhet të nisë hetimin. “Ky pallat ka qenë i shpallur i pabanuar, madje është bërë edhe vlerësimi. Nëse ka një vend që s’duhet të ketë struktura operacionale, por duhet të ketë strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurorja e Përgjithshme duhet të jetë sot në Thumanë me ekipin më të mirë të prokurorëve, pasi pallati ka qenë shpallur i pabanueshëm”, tha ish-drejtori i Emergjencave Civile.

Godinat e shembura ishin të dëmtuara më parë

Duket se edhe godina të tjera që u shembën nga tërmeti i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit të djeshëm, kanë qenë të dëmtuara në strukturë që pas tërmetit që goditi vendin më 21 shtator të këtij viti. Të paktën një pjesë prej tyre kishin pësuar krisje që, ose nuk janë vënë re nga strukturat përkatëse të vlerësimit, ose nuk janë vlerësuar siç duhet. Ende nuk ka të dhëna zyrtare në këtë drejtim, për aq kohë sa disa ditë më parë qeveria kishte akorduar fondin për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga tërmeti i shtatorit dhe sipas llogarive bëhej fjalë për ato godina që zyrtarisht ishin shpallur të pabanueshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...