“Aktiviteti do zbehet gradualisht”, sizmiologu gjerman jep lajmin e mirë

Premte, 29 November 2019 13:51

Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike (GFZ) në Potsdam shpjegon për DW dukurinë sizmike me goditjet pasuese të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Tërmeti i rëndë i së martës (26.11) në Durrës dhe Thumanë, që shkaktoi dëme të paimagjinueshme, është shoqëruar me lëkundje të tjera, duket sikur toka nuk po gjen qetësi. Si shpjegohet ky aktivitet kaq intensiv sizmik në këtë periudhë në zonën Adriatikut?

Një tërmet i fortë ndikon jashtë mase në tendosjen e terrenit në afërsi të lëkundjeve. Aty ku tensionet në tokë rriten, mund të shkaktohen tërmete të tjera, të ashtuquajturat tërmete pasuese. Në përgjithësi në ditët në vijim aktiviteti reduktohet mjaft shpejt, pastaj më me ngadalë dhe për këtë ka edhe prognoza me 6 tërmete pasuese me M> = 4.5 në 24 orët e para pas tërmetit kryesor dhe 3 goditje pasuese në 24 orët e mëtejshme. Por mund të ndodhë që edhe më vonë aktiviteti i tij të ripërtëritet, sidomos kur tërmetet pasuese janë të forta. Produktiviteti i sekuencave të tërmeteve pasuese është mjaft i ndryshëm në termete të ndryshme, dhe tërmeti në Shqipëri ka shkaktuar një numër të madh tërmetesh pasuese për shkak të magnitudës.

Nga vrojtimi i vlerave të magnitudës dhe frekuencës së lëkundjeve të vazhdueshme a mund të nxirret ndoshta një pasqyrë e të bëhet një parashikim i mundshëm se sa mund të zgjasë një fazë e tillë dhe nëse mund të ketë lëkundje pasuese me magnitudë te lartë?

Për fat të keq këtu nuk mund të bëhen pohime të sigurta, por mund të jepen vetëm të dhëna statistikore. Mund të priten edhe më tej tërmete pasuese me magnitudë më të madhe se 5. Por lajmi i mirë është, se aktiviteti do të zbehet gradualisht ditët e ardhshme. Për fat të keq nganjëherë ka sekuenca më të gjata të tërmeteve të një force të konsiderueshme si në Italinë qendrore në vitet 2016 dhe 2017. Deri tani shkencëtarët nuk mund të përjashtojnë përfundimisht se mund të ketë një tërmet edhe më të madh, por me siguri ky skenar nuk është i mundshëm.

Si shpjegohet ngirtja me 10cm e nivelit të tokës pranë Durrësit prej tërmetit të fundit, që është matur nga sateliti Sentinel-1 i ESA (European Space Agency)?

 

Edhe pse tërmeti ka ndodhur në thellësi prej afro 24 km dhe fraktura nuk e ka arritur sipërfaqen e Tokës, tërmeti shkakton tkurrjen e terrenit (siç shpjeguam më lart lidhur me goditjet pasuese), që në këtë rast çon në ngritjen e sipërfaqes së tokës. Në vende të tjera mund të shkaktohet një ulje e lehtë, por në tipe të tilla të tokës mbizotëron ngritja e sipërfaqes. Në epokat gjeologjike miliona vjeçare efektet e grumbulluara prej mijëra tërmetesh mund të çojnë në formimin e maleve si të Dinarideve.

Shtypi shqiptar citonte një artikull të një gazete të vitit 1943 mbi një studim të italianit Carlo Morelli, i cili në librin “Carta sismica del l ‘Albania” e konsideron Shqipërinë të dytën në botë pas Japonisë, përsa i përket rrezikut të prekjes nga tërmetet.

Sikur edhe një farë të vërtete të këtë kjo, do të duhej që në ndërtimin e banesave në të ardhmen t’i kushtohet vëmendje e posaçme standarteve të ndërtimit dhe sigurisë sizmike.

Pa dyshim se tërmetet në Japoni për nga përmasat më të forta dhe më të shpeshta dhe tërmetet me magnitudë 6,4 si tërmeti në Shqipëri nuk janë gjë e rrallë.

Sidoqoftë shumica e tyre ndodhin nën tokë në një farë distance nga bregdetit dhe për këtë arsye nuk shkaktojnë tronditje të mëdha në tokë. Megjithatë rreziku nga tërmetet në Japoni është tepër më i lartë sesa në Shqipëri.

Pas tërmetit në Kobe më 1995 Japonia ka ndërmarrë shumë masa, veçanërisht me standarde strikte ndërtimi, duke u bërë një nga vendet më të mira në botë për t’u përballur me një tërmet. Shqipëria është padyshim në një zonë shumë të rrezikuar nga tërmeti në Evropë së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, Italinë, Greqinë dhe Turqinë.

Për këtë arsye është padyshim e domosdoshme që banesat të ndërtohen apo të fortifikohen, në atë mënyrë që të mos shemben as nga dridhje shumë të forta./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...