“Nëse pallatet e larta nuk kanë çarje të mëdha, dëmtime serioze, por plasaritje suvaje dhe i kanë rezistuar më së miri tërmeteve, nuk ka asnjë rrezik të kthehesh në to. Lëkundjet mund të ndjehen, por rrezik nuk ka, veçanërisht në Tiranë”.
Me thirrjen që banorët të kthehen në shtëpitë e tyre nëse nuk kanë pasur dëmtime, inxhinieri Agim Seranaj duke folur në emisionin e mëngjesit në ABC, sa i përket panikut tek qytetarët, për shkak të të cilit një pjesë zgjedhin të flenë në makina ai shprehet se tashmë rreziku më i madh ka kaluar
Ndërkohë, Seranaj shprehet se në Durrës në Lagjen 4, zona e Stadiumit dhe Spitallës ka patur shumë dëmtime dhe në pallate me shumë kate, ku disa prej tyre nuk mund të kthehen në gjendje funksionale.
Por paniku te qytetarët mbetet shumë i lartë.
Me anë të një postimi në Twitter, Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) ka sqaruar se pse aplikacioni LastQuake po shfaq probleme, duke punuar ngadalë ose duke mos u hapur fare.
“Pas tërmetit në Shqipëri dhe Bosnje, kemi pasur mbi 200 000 instalime të reja dhe vetëm nga Shqipëria kemi rreth 120 000 përdorues. Ju falenderojmë për besimin. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe pse aplikacioni LastQuake ka qenë i ngadaltë dhe kërkojmë ndjesë për këtë fakt”, lexohet në një njoftim të EMSC në Twitter.
Ndërkohë, para dy ditësh, EMSC njoftoi se që nga hapja e aplikacionit të saj në vitin 2014, nuk ka parë një intensitet kaq të lartë lëkundjesh sizmike në të njëjtin rajon, siç po ndodh në ditët e fundit në Shqipëri.