Toka drejt qetësimit/ Flet eksperti: Aktiviteti sizmik po ulet

Premte, 29 November 2019 16:46

Lëkundjet e sizmike në Shqipëri po shkojnë drejt qetësimit. Kështu shprehet sizmiologu Edmond Nushi, i cili thekson se pavarësisht përsëritjeve lëkundjet kanë qenë me magnituda më të ulta.

"Zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës kështu që këto ngjarje kur kalojnë njëfarë pragu ndihen nga qytetarët dhe për rrjedhojë ata frikësohen. Në terësi aktiviteti është drejt një relaksimi. Edhe magnitudat që po vijojnë tani janë gjithmonë e më të ulëta", shprehet ai, raporton Ora News.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i bëri thirrje banorëve që i kanë banesat e dëmtuara të mos qëndrojnë deri në momentin që do të bëhet vlerësimi.

Në një dalje për mediat, Xhaçka njoftoi se ekzaminimet e ndërtesave do bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj.

"Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni! Largohuni për në strukturat akomoduese, sic janë qindra shtretër në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezh, Shëngjin apo Beratapo për tek të afërm tuaj nëse dëshironi, por largohuni deri në verifikimi e situatës nga ekspertët sepse situata në banesat me strukturë të dëmtuar është sot po aq e rrezikshme sa ditën e goditjes së madhe sizmike. Sot ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptar e të huaj", u shpreh ministrja. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...