Këngëtarja e famshme Bebe Rexha, ashtu siç kishte premtuar, ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
30-vjeçarja ndodhet në shtëpinë e një familjeje në fshatin Bubq.
“Pavarësisht sa e famshme jam, në venat e mia kam gjak shqiptar. E dua origjinën time”, tha këngëtarja për mediat.
“Kam grumbulluar fonde dhe do të ndërtoj dy shtëpi për dy familje. Do ta ndjek vetë nga fillimi në fund procesin”, shtoi Bebe Rexha.
Para disa ditësh, në Twitter Bebe Rexha shkruante: “Mora lajmin e tmerrshëm për tërmetin në Shqipëri. Kam vendosur të mbledh fonde për të gjithë ata që kanë nevojë. Do të vij personalisht në Shqipëri dhe do u jap njerëzve ushqim, ujë dhe do t’i ndihmoj për të rindërtuar shtëpitë. Do të sigurohem që paratë të përdoren siç duhet”.