Turma njerëzish në Prishtinë, Shëndetësia ndez alarmin: Çfarë po bëni?! Kthjellohuni!

Premte, 27 Mars 2020 12:55

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndezur ‘ sirenat’ e alarmit sot, pasi janë konstatuar turma të mëdha njerëzish në rrugët e Prishtinës. Një thirrje publike është lëshuar në rrjetet sociale:
"Qytetarë
Çfarë jeni duke bërë?! Kthjellohuni ju lutem! Duajeni këtë vend! Atdhe tjetër s' keni!
Ju lutemi, t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet tuaja!
Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!
Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni.
Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kureshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë tuaja me familiarët. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: ju lutemi qëndroni në shtëpi!

Login to post comments