Kjo Qeveri “fallxhore”, qe po na privon prej Diellit tek “Levizja e lire”!!
Ne akoma vazhdojme me “improvizime” ndersa vendet e tjera europiane si Gjermania, Austria, Italia, Spanja, por edhe te Rajonit si Greqia, po publikojne etapat e qarta te procesit te hapjes.
Ne vazhdojme te hedhim “fall” per te njohur realitetin, domosdoshmeri kjo per hapjen, ato vende, por edhe ShBA, si siguri gjate atij procesit i japin shtimit eksponencial te testimeve virusale dhe imunologjike, metoda qe ne i konsiderojme “tabu” per publikun, ndersa laboratoret, qe ofrohen per tu bere pjese e kesaj procedure, “armiqesore”.
Prandaj kurba jone e epidemise ka ate konfigurim te pa interpretueshem, sikur te jete pregatitur ne “shpella” magjistaresh e fallxhoresh me nje qeveri qe vecse pret “tymin” e leshuar prej andej.
Nderkaq Greqia dhe vende te tjera te BE do te vene si kerkese per levizjen ne zonen Shengen nje dokument shendetesor te bazuar mbi testimin, kryesisht ate imunologjik, metode kjo me besueshmeri, e lire dhe e realizueshme ne laboratoret tona, por e anatemuar nga Qeveria “fallxhore”; Gjermanet autorizuan edhe laboratoret veterinare, amerikanet edhe farmacite per ta realizuar kudo e per kedo!!!
Qeveria, e cila prej janarit ka “notuar” ne amulli duhet te kuptoje se koha leviz shpejt, kerkon vendime objektive, dhe kjo nuk mund te realizohet ne bodrume “alkimistesh” dhe as me kurba “magjistaresh”, por me informacion nga terreni nepermjet testimeve masive ne popullesi duke vene ne dispozicion te gjitha kapacitetet tona, ndryshe rrezikojme te zvarritemi pa siguri, te mos shfrytezojme as diellin, detin e ajrin tone e te qendrojme te mbyllur gjate brenda kufijeve tane.