‘Kurba në formë sharre’/ Kalo: Sa më shumë rriten testimet, aq më shumë plotësohet përqindja

E mërkurë, 29 Prill 2020 16:36

Mjeku Tritan Kalo ka shpjeguar në Abc News tendencën e ecurisë së rasteve me koronavirus në vendin tonë, duke e quajtur kurbën në formën e sharrës e cila nuk është as e sheshtë, por nuk ka asnjë pikë shpërthimi ekstrem.

Kalo tha se lehtësimi i masave, ka ardhur për shkak se numri i rasteve të infektuara ka shfaqur një tendencë në ulje.

 

“Problemi është se jemi në një kurbë e cila varion në katër raste. Është një kurbë në formë sharre. nuk ka pasur kurrë kulme, por i bie të jetë diçka e dhëmbëzuar por pa shpërthime ekstreme. Virusi është i pranishëm

Na tregon që duhet të jemi gjithmonë vigjilent.Tendenca e hapjes vjen nga fakti se numri i rasteve ka një tëndencë pozitive rënie në të gjitha vendet”, u shpreh Tritan Kalo.

Ai komentoi edhe spekulimet se numri real i të vdekurve është më i lartë se ai që deklarohet duke thënë se manipulimi i shifrave është i pamundur.

“Numri i rasteve të konfirmuar nuk do të thotë se nuk ka  më shumë të ifnektuar sepse shumë njerëz janë asimptomatikë dhe vetëm studimet e mëvonshme do nxjerrin shifra më të sakta.

Shifrat nuk mund të manipulohen kurrë. Një gjë e tillë është e pamundur. Ka mënyra për t’u vërtetuar. Sa më shumë shtohet numri i testiemeve, aq më shumë plotësohet përqindja. Problemi kryesor është të mos testohen në testim ata që kanë simptoma dhe ata që kanë kontakte me personin e sëmurë apo edhe me kontaktin e personit të sëmurë”, tha Kalo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...